Burg me afat 40 ditor caktoi gjykata e Tiranës për Dritan Goxhajn, ish luftëtarin e UÇK që akuzohet nga Gjyjkata Speciale e Kosovës për kërcënimin e dëshmitarëve të proceseve për krime lufte që mbahen në Hagë. 45-vjecari mohoi akuzat, ndërsa togat e Zeza kërkuan material shtesë nga Kosova për ti hapur rrugën ekstradimit

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditor për Dritan Goxhajn, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i arrestuar nga Policia me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës që e akuzon për intimidim të dëshmitarëve në proceset gjyqësore që mbahen në Hagë.

Para togave te zeza, 45-vjeçari mësohet se ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ai nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç, disa shkrimeve në rrjetet sociale

Përballë kësaj deklarate të ish luftëtarit të UÇK përballë akuzave të Prokurorisë së Speciale të Kosovës, Togat e zeza në GJykatën e Tiranës vendosën të mbajnë në qeli 45 vjecarin dhe kërkuan informacion shtesë nga institucionet e drejtësisë në Kosovë në lidhjet me akuzat e ngritura ndaj tij.

Dritan Goxhaj u ndalua të hënën nga autoritetet shqiptare që zbatuan një letër porosi mbi bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me Seli në Hagë.
Prokuroria e Tiranës sqaroi se Goxhaj akuzohet për “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

Mbi bazë të kësaj kërkese, Gjykata e Tiranës lejoi kontrollin e banesës së 45-vjeçarit dhe vënien e tij në pranga me qëllim ekstradimin.

Dritan Hoxhaj, është djali i ish-zv/shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj i cili u bë vullnetarisht pjesë e luftës!

Ndërsa i biri më pas iu bashkua UÇK si oficer i ushtrisë shqiptare, ku një nga detyrat ka qenë mbajtja e kontakteve me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.

Kosova miratoi në vitin 2015 ngritjen e gjykatës Speciale, për gjykimin e dyshimeve për krime lufte

Mes personave të arrestuar dhe të cilët po presimin edhe vendimin e togave të zeza janë edhe ish drejtuesit e luftës dhe shtetit të Kosovës, Hashim Thaci i, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.