Komuna e Tetovës apel qytetarëve: Për shkak të ndotjes, shmangeni daljet në hapësira publike dhe qëndroni brenda

Komuna e Tetovës ka bërë apel te qytetarët se për shkak të ndotjes ,ata duhet t’i shmangin daljet në hapësira publike dhe të qëndrojnë brenda informon Tetovasot.
Nga mëngjesi ndjehet se ambienti ne Tetovë është i ndotur. Bëhet fjalë për djegien e deponisë në Komunën e Bërvenicës në afërsi të fshatit Vollkovijë. Për shkak të ndotjes, shmangeni daljet ne hapësira publike dhe qëndroni brenda. Apelojmë deri te qytetarët të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm. Të mos hudhin mbeturina në vende jo adekuate dhe të mos i ndezin. Shëndeti dhe ambienti i pastër është i rëndësishëm për ne të gjithë. Të kujdesemi dhe të jemi të përgjegjshëm.
Me respekt,
Komuna e Tetovës.