DEMANT
Komuna e Tetovës sqaron opinionin lidhur me informacionet e publikuara në disa media rreth pretendimeve për keqpërdorim të buxhetit nga ana e Komunës së Tetovës.
Pretendimet se kontrata e reprezentacionit të Komunës së Tetovës përmban keqpërdorime të buxhetit janë të paqena dhe të paargumentuara. Kontrata në fjalë është hartuar dhe negociuar me kujdes, duke u bazuar në specifikacionin e tenderimit dhe në nevojat qartësisht të përcaktuara dhe transparente, dhe çdo shqyrtim i kontratës së reprezentacionit do të tregojë se ajo është në përputhje me këto specifikacione. Kontrata ka për qëllim prokurimin e produkteve për reprezentacion, duke përfshirë ujë, lëngje, ëmbëlsira e gjëra tjera për nevojat e pritjes së mysafirëve dhe delegacioneve. Komuna e Tetovës nuk ka harxhuar aq mjete sa pretendohet për ‘ushqimet’ në fjalë, përkundrazi nuk është furnizuar fare me gjëra të tilla.
Komuna e Tetovës kërkon nga të gjithë ata media që shperndajnë dezinformata vetëm per ta njëllosur punën e komunës të kërkojne falje publike. Në të kundërtën komuna do t’i padis për shpifje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume