”Lëvizja Demokratike në themelim e sipër, sot ka hapur procedurën për regjistrimin e subjektit më të ri politik, që drejtohet nga deputeti Izet Mexhiti.

Procedura për nënshkrimin e deklaratës për themelimin e partisë që nga ngjallë shpresa tek shqiptarët për një ndryshim pozitiv në skenën politike, është hapur nëpër zyre të noterëve në çdo qytetet, nga Likova deri në Prespë.

Me përfundimin e procedurës për mbledhjen e minimum 1000 nënshkrimeve, aq sa parashikon Ligji mbi Partitë Politike, vijon regjistrimi i saj, dhe promovimi solemn më datën 13 Gusht 2023” – thuhet në kumtesë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume