Lokalizohet zjarri në afërsi të fshatit Lubin, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

“Me veprimin preciz të tre aeroplanëve “er traktorë” të DMSH-së, si dhe një helikopter të MPB-së, zjarri është lokalizuar. Ekipi i zjarrfikësve të Shkupit është duke inspektuar dhe shuar mbetjet e zjarrit”, sqaroi Angellovi.

Paraprakisht, nga QMK-ja informuan se ka shpërthyer zjarr në afërsi të fshatit Lubin dhe ka hyrë në pyllin me pisha.

***

Një zjarr i ri ka filluar në Komunën e Sarajit në afërsi të fshatit Lubin, i cili ka depërtuar në pyllin me pisha, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave. Siç informoi QMK-ja, në shuarjen e zjarrit janë përfshirë një helikopter policie dhe tre avionë zjarrfikës “air tractor” të DMSH-së.

“Për shkak të angazhimit të njëkohshëm të Brigadës për mbrojtje nga zjarri në qytetit të Shkupit, për shkak të disa zjarreve të njëkohësishme dhe mungesës së forcave së zjarrfikësve, zjarri ka filluar në afërsi të zonës së banuar, dhe për shkak të reduktimit të zjarrit ka është përfshirë edhe një helikopter policie i MPB-së dhe janë ngritur tre avionët zjarrfikës “air tractor” të DMSH-së për të shpëtuar pyllin me pisha”, shton QKM-ja.

Mgid