Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në tre mujorin e dytë të vitit 2023 janë lindur 4.019 fëmijë dhe në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar ka ulje prej 8.9%.

Numri i të vdekurve në tremujorin e dytë të këtij viti shënon rënie prej 0.5% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave, rritja natyrore është negative, 711 persona, përkatësisht numri i lindjeve është më i vogël se numri i të vdekurve.

Në tremujorin e dytë të vitit 2023 ka pasur 3.228 kurorëzime dhe është për 10.9% më shumë se tremujori i vitit të kaluar. Po ashtu në këtë tremujor ka pasur edhe 467 shkurorëzime.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume