Kryeministri Edi Rama ka shkuar në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë, në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit, që do të mbahet ditën e nesërme. Lajmin e bëri të ditur vetë Rama përmes një reagimi në Facebook, ku ka ndarë edhe disa foto nga takimi. Rama është pritur nga kryeministri i vendit Robert Golob, ku është takuar edhe me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kolegë të tjerë të rajonit, mes të cilëve edhe kryeministri Albin Kurti.

“Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër” – shkroi Rama në rrjetet sociale.

Rama nuk ka bërë ndonjë koment për shtrëngimin e duarve me Kurtin, por ka publikuar foton e shtrëngimit të duarve. Përplasja mes tyre nisi pas anulimit nga Rama të mbledhjes së përbashkët të qeverive në Gjakovë. Më pas Kurti nuk e priti Ramën gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Kurti nuk mori pjesë as në një takim që Rama kishte organizuare në Tiranë, por dërgoi aty zv.kryeministrin.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com