Korriku i këtij viti theu sipas ekspertëve, të gjitha rekordet globale të temperaturave të larta.
Por, sipas një interviste të dhënë për Bloomberg, Samantha Burgess, zëvendësdrejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike në Copernicus, tha se një valë e re nxhetësie pritet të “godasë” Europën pas 15 gushtit. “Gushti është muaji më i ngrohtë i vitit si për temperaturat e tokës ashtu edhe për oqeanet në hemisferën veriore, kështu që pritet të shohim valë të tjera të nxehti në gusht,”- tha ajo.
Sipas një raporti të shpërndarë nga Copernicus, pjesa më e madhe e Europës kontinentale do të jetë e lagësht dhe me temperatura nën normale. Megjithatë, gjysma e dytë e muajit do të sjellë një rikthim të temperaturave mbi mesataren në Spanjë, Italinë jugore dhe Greqi.
Veç temperaturave të ajrit, edhe temperaturat e ujit të oqeaneve pritet të shënojnë nxehtësi rekord.