Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski uroi festën e 2 Gushtit – Ditën e Republikës duke theksuar se Ilindeni është simboli i luftës për liri dhe themeli i shtetësisë.

“120 vjet më parë, i udhëhequr nga ideali i lirisë, populli i Maqedonisë filloi epopennë, mbolli farën e mosbindjes dhe u kurorëzua me kryengritjen e parë të ASNOM-it dhe krijimin e shtetit të Maqedonisë. Të dy Ilindenët, ai në vitin 1903 dhe ai në vitin 1944, lanë gjurmë të pashlyeshe në kujtesën kolektive të Maqedonisë”, shkruan Mickoski në urim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume