Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri sot ka ndarë një lajm të mirë dhe ndjehet shumë i lumtur. Ai thotë se si ministër para 1 Shtatorit ka dhënë 45 vendime pune për arsimtarët dhe kjo e ka bërë që të jetë shumë i lumtur, përcjell TS.

“I lumtur, shumë bile sepse sot një ditë para 1 shtatorit të vitit shkollor 2023/2024 si Ministër i arsimit dhe shkencës 45 mësimdhënësve u dhamë vendime për mësues – mentor në shkollat ku punojnë.
Kjo përmban edhe një simbolikë tjetër, dua t’ju siguroj që jam në anën e mësimdhënësve, këtë e kam dëshmuar me realitetin që për një vit kalendarik mësimdhënësit kanë mbi 35% paga më të larta, por do të vazhdoj edhe më tutje me përkrahje edhe personale edhe institucionale, mjafton që ju ta kryeni misionin e juaj me dinjitet, të krijoni gjenerata kualitative
Po fillojmë vitin shkollor 2023/2024, na prift e mbara të gjithve” ka shkruar minsitri Shaqiri./TS/