Stuhia e fortë e paralajmëruar për ditën e djeshme e kaloi vendin tonë pa ndonjë pasojë të madhe.

Edhe pse rajoni po përballet me përmbytje të mëdha, veçanërisht Sllovenia dhe Kroacia, në Maqedoni si pasojë e erës, e cila zgjati për një kohë të shkurtër, pati disa pemë të rrëzuara.

Më së shumti raste të tilla ka pasur në territorin e komunës së Gazi Babës, ku ekipet e Ndërmarrjes Komunale kanë punuar në më shumë se 15 lokacione në Autokomandë, Stajkovcë, Çento dhe Inxhikovë.

Ekipet punuan deri në orët e para të mëngjesit kur pastruan drurët e rrëzuara. Fatmirësisht dëmet nuk janë të mëdha dhe nuk ka të lënduar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume