Një 38 vjeçar ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e nënës së tij e cila është larguar nga banesa.

Sipas policisë së Elbasanit, një 38 vjeçar ka kallzuar në polici largimin e nënës së tij nga banesa e cila vuan nga problemet e shëndetit mendor.

“Në ambientet e Policisë ka kallëzuar 38 vjeçari, se është larguar nga banesa nëna e tij, shtetasja M. H., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Vijon puna për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.