Me propozim të Prokurorisë, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj një personi nga Struga dhe tjetrit nga Tetova. Të njëjtit janë kapur me substanca narkotike.
“Te një strugan 32-vjeçar policia ka gjetur rreth një kilogram mariuhanë, të cilën e mbante me vete në një kuti kartoni. Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, ka ngritur procedurë hetuese kundër një tetovari 34-vjeçar për veprën e njëjtë penale, sepse në bodrumin e një ndërtese ka mbajtur gjithsej 30 paketime drogë narkotike mariuhanë me peshë të ndryshme dhe me masë të përgjithshme neto prej 20, 32 gramë. Për dy të dyshuarit në gjykatat kompetente, siç është bërë e ditur në kumtesën e PP-së, janë ngritur propozime për përcaktimin e masës së paraburgimit, të cilat janë pranuar dhe personave u janë përcaktuar masat e paraburgimit”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.