Nevrij Ademi
Tetovasot.com

10 Metra larg shtëpisë I është ngritur deponi, qytetarët e Tetovës vijojnw të ballafaqohen me probleme të shumta përderisa deklarojnë që në bazë të veprimeve të deritanishme Bilall Kasami vetëm po e vazhdon avazin e vjetër të Teuta Arifit. Qytetarët që sot ju drejtuan redaksive të mediumeve kanë probleme me disa tonelata mbeturina të cilat hudhen cdo ditë jo më larg se 10 metra nga shtëpit e tyre. Ankohen se që kur është sjellë kjo deponi në këtë lokacion, tokat e tyre nuk punohen më ndërsa shtëpitë janë në hall të madh nga era e keqe. Sipas banorëve, deponinë këtu e ka sjellë ish-kryetarja, por kryetari aktual nuk është duke gjetur zgjidhje.

“Kjo pjesë e Pollogut ka qenë ndër fushat më pjellore. Këtu janë kultivuar të gjithë llojet e bujqësisë, duke filluar nga gruri, speci, misri, lakrat ndër më pjelloret. Bilall Kasami apelojmë tek ai pse mund ta bëjë këtë edhe pse është fajtor më pak se të tjetër, që këtë deponi ta dislokojë në një vend tjetër nuk mund në mes të Pollogut ku prindërit tanë na kanë ushqyer, na kanë shkolluar, nga këta toka nuk mund deponi në këtë mënyrë, gjithë këta pronarë t’i marrësh në qafë dhe t’ua marrësh pasurinë.”- tha

 

 

“Mua personalisht më pengon, se unë këtu jetoj, e kam deponinë 10 metra afër, ju mund ta xhironi dhe ta shihni sa e kam shtëpinë larg, për këtë, unë e di se Teuta i ka fajet se ajo e ka sjell, por të paktë e mbante më pastër, këta shkurt e shqip e kanë tepruar zullumin, për këtë i kam informuar të gjithë shefat, deri tek Bilall Kasami kam qenë, më ka thënë ta zgjidhin edhe më s’u paraqit asgjë dhe se di kjo deri kur do të vazhdojë kështu, me fëmijë, me familje 10 metra larg deponisë.”

Ndërmarrja publike e Tetovës kërkojnë durim nga qytetarët, deri sa ndërmarrja publike të privatizohet.

“Qytetarët duhet që të kenë mirëkuptim derisa të gjendet zgjidhje. Presim që deri në fund të vitit të bëhet dislokimi i kësaj deponie.”- tha NPK “Tetova”.

Vendi për shkarkim ka me mijëra tonelata mbeturina që për çdo ditë sillen këtu nga qyteti Fillimisht vend shkarkimi i mbeturinave ka qenë afër stacionit të autobusëve. Më pas u mbart në afërsi të hyrjes së qytetit, por pas shumë reagimesh në 2019-tën u soll në lokacion aktual.