I dërguari i BE për dialgoun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka reaguar pas njoftimit nga Policia e Kosovës për reduktimin e efektivëve në Veri.

Lajçak e ka mirëpritur vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR, sipas marrëveshjes së 10 korrikut në Bratislave.

Ai thotë se ky është një hap i rëndësishëm drejt shtensionimit të plotë të situatës në Veri të Kosovës.

”E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt shtensionimit të plotë të situatës në veri të Kosovës”, ka shkruaj Lajçak në Twitter.

Dje u njoftua se duke filluar nga dita e premte, do të fillojë zvogëlimi i numrit të efeketivëve të Policisë së Kosovës me 25%, në objektet komunale në Veri.

Gjithashtu, Forcat e Policisë kosovare bashkë me EULEX dhe KFOR do të vijojnë koordinimin dhe do të marrin masat e nevojshme për të siguruar mjedis të qetë përreth objektve komunale në Veri të Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume