Zyra e Fondit për popullatë e Kombeve të Bashkuara – UNFPA në Shkup dhe Forumi rinor i të rinjve (MOF) në parteritet me Agjencinë për rini dhe sport, Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Aktivitetet e USAID-it pr të rini, të cilët në mënyrë aktive krijojnë mundësi, sot organizojnë shënim të Ditës ndërkombëtare të të rinjve.
Ngjarja që do të mbahget sonte në ora 19 te Guaca në Parkun e Qtetit i dedikohet të rinjve, me qëllim që t’i nxisë që të kyçen në aktivitete të ndryshme për to, që t’i inkurajojë në mënyrë kreative të shprehen dhe veprojnë dhe të marrin pjesë në proceset e marrjes së vendimeve.
Ngjarja do të hapet me performancën e muzikantit të ri Aldin Murati, ndërsa fjalë përshëndetëse do të kenë Monika Sandri, ushtruese e detyrës së koordinatores së përhershme të OKB-së dhe Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për rini dhe sport.
Do të prezantohet procesi i përgatitjes së Strategjisë kombëtare për rininë 2023-2027, do të ndahen çmime për pjesëmarrje të të rinjve nga Agjencia për rini dhe sport dhe Këshilli kombëtar i rinisë së Maqedonisë, si dhe do të organizohet koncert nga “Gola Planina Collective” dhe “Roma Rock School”.