Në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni që do të mbahet ditën e nesërme ministri i Punëve të Jashtëme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Osmani ka ndarë një fotografi në Facebook duke shkruar se bashkë me Ramën do ta bëjnë Evropë duke acosuar se skriningu po ecën mirë dhe se Maqedonia dhe Shqipëria do të jenë anëtare të BE-së, përcjell TS.
“Ne Bled takova edhe Kryeministrin Rama. Skriningu ec me dinamikën e duhur. Do e bëjmë Evropë!” ka shkruar Osmani