Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë qëndrimit të tij të punës në Podgoricë-Mal të Zi, në Qeverinë e Malit të Zi realizoi takim Zoran Milaniq, ministër pa resor.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në takim është biseduar për përparimin e bashkëpunimit të suksesshëm bilateral, në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit operativ në më shumë fusha, siç janë lufta kundër migracionit të paligjshëm, krimit të organizuar dhe korrupsionit, terrorizimit dhe sajber-kriminalitetit.

“Të dy ministrat u pajtuan se bashkëpunimi rajonal është faktori krucijal për luftë të sukseshme kundër këtyre dukurive, kurse rezultatet e mira kontribuojnë në implementimin e Protokolit të Konventës për Bashkëpunim Policor në EJL, por edhe pjesëmarrje të përbashkëtnë Iniciativat rajonale. Poashtu u theksua edhe aleanca në NATO, që është garancë për sigurinë në rajon, por edhe për krijimin e një rajoni me prosperitet më të madh”, theksohet në kumtesë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume