Një i mitur nga Reçica Vogël e Tetovës, mbrëmjen e djeshme (22 gusht) në ora 23:15, ka raportuar në SPB Tetovë se rreth orës 22:00 është sulmuar fizikisht në rrugën “113” në Tetovë nga dy persona, njërin prej të cilëve e njihte. I mituri posshtu është kanosur me një send të mprehtë. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.TS