Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka falënderuar ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, pas donacionit prej 250 kamerave trupore për Policinë e Kosovës.

Kisha kënaqësinë të pres sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier.

“Pas nënshkrimit dhe pranimit zyrtarisht donacionit prej 250 kamerave trupore nga Ambasada Amerikane për Policinë e Kosovës, pata rastin të falënderoj përzemërsisht Ambasadorin Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ministri.

Sveçla shtoi se gjatë takimi është biseduar edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë, për projektet e përbashkëta.

“Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë, për projektet e përbashkëta që kemi në proces me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për angazhimet e mëtutjeshme në fushat që janë në interes të të dyja palëve”, shkroi ministri në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume