Teksa rinia e Partisë Demokratike të Kosovës po mbante aksion simbolik para Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kryetares së saj, Arbnora Salihu, i ndodhi një incident.

Sipas fotove të siguruara nga KOHA, Salihut i është thyer xhami i veturës.

Nga aty, sipas raportimeve, janë vjedhur disa gjësende personale të Salihut dhe të aktivistëve të tjerë.

Kontaktuar nga KOHA, Salihu ka thënë se për momentin është duke dhënë deklaratë në Polici.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume