U gjet e vrarë poshtë urës së Dajlanit, gazetarja jep detaje: Në vendngjarje u gjetën sende të përdorura nga vajza që ushtrojnë prostitucion! Trupi i saj mund të…
Një 32-vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në Durrës, poshtë urës së Dajlanit pasi Luljeta Preza është vrarë me mjet prerës.
Sipas BW dyshohet se 32-vjeçarja Luljeta Preza mund të jetë vrarë nga persona që e shfrytëzonin por po hetohet edhe pista se mund të ketë pasur një konflikt mes vajzave që grumbullohen pas mesnate në këtë zonë.
“Në vendin ku është gjetur trupi i viktimës ndodhen sende të përdorura nga vajzat që ushtrojnë prostitucion. Midis vajzave që grumbullohen pas mesnate mund të ketë pasur konflikt mes tyre dhe në përleshje e sipër mund t’i kenë shkaktuar vdekjen. Dyshohet se mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas të jetë dërguar në vendin ku u gjet e pajetë” tha gazetarja Klodiana Haxhiaj.
Kujtojmë se policia ka shoqëruar në komisariat 17 persona si të dyshuar se kanë informacion mbi ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një informacion të dhënë paraditën e sotme, se rreth orës 10:35, në lagjen nr.13, Durrës, poshtë urës së Dajlanit, ishte gjetur pa shenja jete, një shtetase, ju informojmë se:
Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi i kësaj shtetaseje, konkretisht u gjet e pajetë shtetasja L. P., 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës. Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.