Vazhdojnë kontrollet për më shumë siguri në komunikacion në Pollog
Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, kanë vazhduar me aktivitete të intensifikuara kontrolluese për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion në rajonin e gjerë të Pollogut informon Tetovasot. Gjatë ditës së djeshme (09-gusht) në periudhën nga ora 16.00 deri në orën 22.00 është kryer një kontroll aksion për shkeljet që u kanë kushtuar motoçiklistëve në komunikacion, gjatë të cilit janë konstatuar dhe sanksionuar 20 kundërvajtje (TE-15 dhe GV-5), nga të cilat shumica për mospërdorim të helmetës mbrojtëse 8 kundërvajtje (TE-5 dhe GV-3), si dhe kundërvajtje të tjera të kryera nga motoçiklistë.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe 8 shkelje të tjera (TE-6 dhe GV-2).
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme, efektivë të policisë rrugore, në bashkëpunim me shërbimin e perimangës, kanë ngritur gjithsej 16 automjete të parkuara gabimisht, të cilat në pjesën më të madhe kanë qenë të parkuara në rend të dyfisht në rrugë, duke penguar rrjedhën normale të qarkullimit.
Për të gjithë drejtuesit e mjeteve – kundërvajtës janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj.
SPB-Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve, këmbësorëve dhe motoçiklistëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe rregullave të përcaktuara, të mos ulen para timonit nëse janë nën ndikimin e alkoolit, të kenë kujdes se ku i parkojnë automjetet e tyre. Sepse, pa përjashtim, të gjitha shkeljet do të sanksionohen për të lejuar qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe për të shmangur kaos më të madh trafiku apo pasoja të mundshme më të rënda.TS