“Taravari qënka humbur në tunelin e pushtetit
Kryetari i ASH-së Arben Taravari ka deklaruar se, gjoja nuk është dashur të votojnë kornizën kushtetuese vitin e kaluar, sepse sipas tij ajo nuk parashikon heqjen e 20% për gjuhën shqipe.
Siç shihet Taravari paska hyrë thell në botën e pushtetit dhe paska dalë nga realiteti.
Po ia spjegoj shkurt se Korniza negociuese vlen për marrëdhëniet me palën bullgare dhe jo për shqiptarët. Për gjuhën shqipe mjafton vullneti i BDI-ASH-së dhe ajo realizohet lehtë.
Dhe me këtë deklaratë, Taravari dëshmoi se ASH i ka mashtruar shqiptarët kur ka premtuar se kusht i marrëveshjes për hyrje në Qeveri është heqja e 20%.
Fatkeqësisht qëllimi paska qenë pushteti dhe pjesëmarrja në qeverisjen e kriminalizuar me BDI-në dhe LSDM-në”, shkruan Zendeli./TS/