Nën sloganin “Lajmëtar i Lirisë”, në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në disa lokacione të vendit festohet festa e madhe shtetërore Dita e Pavarësisë – 8 Shtatori.

Në manifestimin, që u mbajt në Parkun e Qytetit në Shkup, ishte i pranishëmKryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Në lokacionin “Guaca” në Parkun e Qytetit u mbajt programi kulturo-artistik, në kuadër të të cilit mori pjesë Orkestra Ushtarake e Armatës së Maqedonisë së Veriut, si dhe shoqëritë kulturore dhe artistike.

Në kuadër të programit performuan edhe anëtarët e “Zllatno Sllavejçe”, si dhe u shfaq programi për fëmijë me pjesëmarrjen e Teatrit për Fëmijë dhe të Rinj që interpretoi shfaqjen “Giga Mega Përallë”.

Në një atmosferë të këndshme festive, në të njëjtin lokacion, në afërsi të lokacionit “Guaca”, u zhvilluan ushtrime demonstruese taktike të njësive të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Para qytetarëve u demonstruan aftësitë luftarake të pjesëtarëve të Ushtrisë, si dhe u prezantuan paisjet dhe automjetet speciale të njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Armatës, me të cilat qytetarët patën mundësinë nga afër të njihen me punën e njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Armatës.Më të rinjtë patën mundësinë të shoqërohen me pjesëtarët e shërbimeve policore dhe të Armatës dhe të njihen me realizimin e detyrave të tyre.

Në kuadër të shënimittë Ditës së Pavarësisë, vizitorët patën mundësinë të jenë pjesë e një sërë aktivitetesh sportive interaktive të organizuara në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport.

Ditën e Pavarësisë – 8 Shtatorin e festojmë së bashku me qytetarët tanë, ku në terren promovojmë frymën e bashkimit me të gjithë brezat.
Gëzuar 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë!