Ageler për ndryshimet e Kodit Penal: Ambasada amerikane do të analizojë ndryshimet e fundit
Ambasadorja amerikane në Maqedoni, Anxhela Ageler, ka folur për ndryshimet e Kodit Penal të vendit tonë, për të cilat tha se ajo vetë nuk i ka parë, por se ambasada amerikane në Shkup ka angazhuar një ekipi që do të analizojë ndryshimet e fundit në Kodin Penal.
“Sinqerisht dua të ju njoftoj se ambasada e ka angazhuar një ekip që po i analizon ndryshimet e fundit dhe unë personalisht ende nuk i kam parë. Siç edhe tha departamenti Amerikan i Shtetit, ne besojmë dhe shpresojmë që çdo ndryshim të jetë bërë duke u bazuar në ligjin e Maqedonisë dhe në kuadër të suazave ligjore. Për momentin kjo është ajo që mund të them.”- deklaroi Anxhela Ageler, ambasadore E SHBA-ve në RMV.
Mgid