Kolegji Zgjedhor ka përmbysur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ) dhe Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke njohur Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, forcë të parë opozitare dhe jo koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Kështu, Basha do të marrë më shumë anëtarë KZAZ-je se Berisha për zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës, që do të zhvillohen në 24 shtator.

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi raportoi se Basha do të ketë edhe më shumë financime.

“Trupa gjyqësore e Kolegjit Zgjedhor ka marrë një vendim të papritur duke lënë Berishën forcë të dytë dhe Bashën forcë të parë. Ende nuk dihet arsyetimi që ka bërë Kolegji. Një vendim që nuk është i rëndësishëm për Kukësin, sepse Basha nuk ka kandidat, por për një benefit për zgjedhjet e ardhshme lokale. Basha do të marrë favore financiare më shumë dhe komisionerë më shumë se Berisha-Meta. Kolegji Zgjedhor i ka dhënë komsioner Bashës, kur Basha nuk ka kandidat. Pavarësisht kësaj, Kolegji Zgjedhor vendosi t’i japë dy komisionerë Bashës. Nga gjykata është njohur si forcë e parë e opozitës”, raportoi gazetarja Konomi.

Si në 14 maj, edhe në 24 shtator KQZ nuk pranoi të regjistrojë PD-në në emër të Berishës, dhe Berisha, edhe pse e dinte rezultatin, nuk u dorëzohet në konsumimin e cdo hallke ligjore.

Lulzim Basha nuk ka kandidat për zgjedhjet në Kukës, ndërsa Berisha ka kandidatë Emri Vatën./abcnews.al