Thoma Kallojeri Kryetari i Partisë Socialiste në bashkinë e Finiqit, i cili shërben njëkohësisht si këshilltar bashkiak në këtë bashki dhe drejtor i Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Sarandës është arrestuar mbrëmjen e sotme pasi është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij.
Autoritetet e policisë rrugore të Sarandës i kanë bërë testin dhe ka rezultuar me një sasi të lartë alkooli në gjak.