Në redaksinë e Tetovasot mbëriti informacioni se ambulancën e syve pranë spitalit Klinik të Tetovës, dhjetra qytetarë janë kthyer pa mos i marrë shërbimet për kontroll të syve, në këtë ambulancë përveç pacientëve komtrollet i bëjnë edhe personat që shkojnë për kontrolle sistematike ato të lejes për vozitje dhe armë por jo më shumë se 20 persona, mund të kontrollohen për një ditë pasi që vetëm aç numra jepen nga sporteli për kontrolle.

Me të marrë këtë informacion gazetari i TS Nevrij Ademi, ka zbarkuar në këtë ambulancë ku ka bashkëbiseduar edhe me qytetarët që prisnin rradhë të cilët kanë vërtetuar informacionin se jepen vetëm 20 numra për kontrolle dhe jo më shumë, ndërsa vetëm sot mbi 40 persona janë kthyer pa marrë shërbimet mjekësore.

Për ta parë videon e plotë kliko KËTU