Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e çerdhes Numër 2 në Burrël. Mësohet se një 2-vjeçar ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar në spital. Fatkeqësisht, i mituri ka ndërruar jetë në spital.

“Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

(https://bettysco.com)