Flet nëna që ja rrahen djalin në çerdhe në Fushë Kosovë: Fëmiu im tre vjeç ka pësuar trauma, ka ankth dhe shqetësime!

Një fëmijë 3 vjecar pretendohet se është rrahur dhe është keqtrajtuar nga disa edukatore në kopshtin “Gëziki ynë”, në Fushë Kosovë, shkruan Raporto24.
E sot në një intervistë ka rrëfyer për situaten edhe nëna e fëmiut.
“Jam Nana e Lisit, djali jem është keqtrajtu nga tri mësuese, faktikisht dy mësuese dhe një kuzhiniere. Jam e tmerrume po besoje rasti ka me shku deri në fund. Fëmija jem qe tri ditë ka pas ankth, shqetësime”, ka thënë mes tjerash ajo.
Sipas Gecit, pamjet e kamerave janë në kopshtin publik “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, të cilët sipas tij e kanë rrahur nipin e tij.
Geci ka thënë se fëmija ka pësuar trauma të rënda psikike derisa ka kërkuar nga organet e rendit të merren me rastin.
“Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 vjeç”, ka shkruar ndër të tjera Geci.
Inspektorati dhe Policia e Kosovës janë mobilizuar në lidhje me rastin, ku një fëmijë dyshohet se është rrahur nga mësueset e këtij institucioni parashkollor.
Ndryshe, qytetari Fatos Geci mbrëmë e ka bërë një postim në Facebook, ku shihen disa mësuese duke e rrahur një fëmijë.