Ju deshtë një fjali nga Gostivari për të çuar gjithë opozitën në këmbë. Ish Lideri i ASH-së, Ziadin Sela mbrëmë nga Gostivari kritikoi opopzitën gjegjësisht, Lëvizjen BESA, Alternativën dhe Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit, përcjell TS.

”Atyre që sot i thonë vetës opozitarë te ASH-ja kanë pasur dorën e zgjatur edhe pse u kemi ditur fuqinë politike jemi sjellur ashtu siç jemi të mëdhej me vizion të madh duke krijuar frontin opozitar për ta sjellur ndryshimin sa më shpejtë për ta ndalur edhe ikjen masive. Dhe nga 1 ose 2 maksimumi të marrin deputetë u dhamë 4 dhe na kthyen shpinën dhe ikën dhe shkelën fjalën e dhënë dhe nënshkruar dhe sot po tregojnë moral. Ne u themi se vetëm u kemi treguar vendin ku e kanë dhe do u tregojmë edhe radhës që vjen” – tha Sela për Afrim Gashin dhe Alterntivën.

Nga ana tjetër Ziadin Sela foli edhe rreth bashkëpunimit me BESEN dhe Bilall Kasamin.

”Këtij tjetrit i dhamë pushtet në mënyrë që ky bllok opozitar të bëhet më i fortë, ashtu edhe 2017 kur ishim pjesë i Qeverisë të vetëdishëm që koalicioni me Lëvizjen Besa asokohe na nxjer nga Qeveria, kto bën lojën u ndanë në dysh na nxorën prej Qeverie dhe hyrën vetë. Dhe sot u bënë bashkë sepse u mungoi motivi, Qeverisja. Ne u dhamë pushtet lokal ne mënyrë që të ndërojnë bllokun e potencën e opozitës, ata vrapuan pas njerëzve të Aleancës që ta dobësojnë por nuk ia arritën” – tha Ziadin Sela, përcjell TS.

Ziadin Sela gjithashtu goditi edhe Izet Mexhitin i cili u bashkua me frontin Opozitar.
”Ka edhe ca aktorë tjerë që i thonë vetës opozitarë që vinin dhe na thonin ne që po i bëni 60 deputetë për ta rrëzuar Qeverinë un jam i 61-shi dhe kur i bëmë ne 60 tha nuk është koha tani”- tha Ziadin Sela.
Menjëherë pas këtyre akuzave të Ziadin Selës, sot kanë vërshuar sulmet ndaj tij ku sekrterati i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi e pyeti “O je me BDI-në e me Soravinë o je kundër BDI-së e me opozitën e bashkuar”, nga BESA Blerim Sejdiu dhe Nuredin Fetahi i ashpërsuan edhe kritikat duke i thënë se “Shqiptarët o ta falin gjakun o ta kërkojnë”, edhe nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhiti, Saranda Imeri irionizoi me Selën duke e pyetur se kur do ta rrëzoje BDI-në.

Por, pas këtyre sulmeve, asnjë zyrtarë i ASH-së as funksionarë e as deputet e as simpatizues nuk e kanë mbështetur Selën, madje ata kanë qëndruar të heshtur dhe duarkryq përballë këtyre sulmeve. Ndërsa Ministrat e ASh-së as që janë marrë me këto sulme, siç duket ministrat e ASH-së, janë rrahatuar në prehërin e BDI-së dhe nuk e prishin rahatin e tyre edhe pse sulmohet ASH-ja dhe Ziadin Sela./TS?