Eurokomisioneri për buxhet dhe Administratë Johanes Han, në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik dhe Financiar që mbajt në Shkup u shpreh optimist se Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtarja e 28-të e Bashkimit Europian. Por Han kujtoi autoritetet në vend se integrimi i plotë në familjen evropiane bazohet vetëm në rezultatet konkrete. Ai nga politikanët kërkoi që të bashkohen në rrugën drejt BE-së

“Dua të përcjellë një mesazh për të gjitha partitë politike në vend, bashkëpunoni. Kjo është një detyrë e përbashkët ekipore, duhet të luash si ekip kombëtar i futbollit, jo si kampionat individësh. Ju duhet të punoni së bashku, përndryshe nuk do të keni sukses”, deklaroi Johanes Han, eurokomesar për buxhet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume