Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, ka thënë se e vetmja rrugë për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai deklaroi kështu në fjalimin hapës të Samitit të Demokracisë.

Hovernier tha se palët duhet të angazhohen në zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe aneksit të saj dhe kjo e sjell Kosovën më afër integrimit të plotë evropian.

“ShBA-të kanë besim të plotë në Bashkimin Evropian dhe në dialogun e lehtësuar. Përfaqësuesi i lartë Borrell dhe Emisari Special Lajçakm janë kyç. Është e rëndësishme për të gjithë palët në proces që ta pranojnë dialogun dhe të luajnë “poker” me kartat që i kanë në dispozicion”, tha Hovernier.