Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane Arjanit Hoxha, i shoqëruar nga deputeti Bastri Bajrami realizuan takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.

Në takim, siç thuhet në kumtesën e PDE-së, u bisedua për sfidat aktuale politike në rajon dhe nevojën për angazhim maksimal për rrugëtimin e vendeve tona drejt antarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kryetari Hoxha njoftoi presidentin Begaj për nismën e Partisë Demokratike Evropiane si forcë e re politike e cila ka për synim angazhimin maksimal për të kontribuar në përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian që së bashku me Shqipërinë të realizojmë synimin strategjik për të qenë pjesë e përbashkët e familjes evropiane”, thuhet në kumtesë.

Hoxha dhe Begaj u dakorduan për të vazhduar komunikimin edhe në të ardhmen duke bashkëvepruar në interes të realizimit të synimeve strategjike të dy vendeve tona.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume