Nuk komentuam zhvillimet në Bashkimin Demokratik për Integrim pas paraqitjes së “Grupit të zjarrit”, sepse nuk donim të luanim rolin e zëdhënësit. Kështu vlerëson Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët në ClickPlus.

Megjithatë, shtoi se Izet Mexhiti, tani lideri i partisë Lëvizja Demokratike e kidnapoi deputetin Kastriot Rexhepin pak para votimit të mocionit të Qeverisë, dhe tani e bëri pjesë të partisë së tij.

“E kidnapoi apo e mori në shtëpi deputetin Rexhepi dhe kjo është koha kur duhej të kishte 61 deputetë opozita. Kjo çështje tani nuk më takon mua, pasi është çështje që i takon BDI-së dhe ASh nuk është përzier në këtë çështje sepse është çështje e brendshme partiake”, tha Sela.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume