Deputetja britanike, Alicia Kearns, njëherit kryetare e Komitetit të punëve të jashtme në Parlamentin e Britanisë, ka shprehur shqetësimin për sulmin e të dielës në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa dy tjerë morën lëndime.

Po ashtu Policia ka njoftuar se është vrarë një nga sulmuesit.

“Thellësisht shqetësuese për të parë një sulm të orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë. Zemra ime është me familjet e rreshterit të policisë të vrarë dhe me të lënduarit, të cilët u shërbejnë komuniteteve në Kosovë. Policia e Kosovës duhet të jenë në gjendja ta mbrojmë sundimin e ligjit pa kërcënim të dhunës. Situata nuk është zgjidhur ende, pasi po raportohet për të shtëna me armë në Manastirin e Banjskës. Imazhet fillestare tregojnë se te personat e armatosur bëhet fjalë për një milicia mirë të financuar dhe të dhe të pajisura, duke përfshirë edhe automjete të blinduara. Përgjegjësit duhet të përballën me drejtësinë. Të shpresojmë që asnjë të mos lëndohet”, ka shkruar Alicia Kearns në platformën “X”.

Ajo më herët kishte kishte paralajmëruar se si Serbia po fut armë në Kosovë nëpërmjet autoambulancave, e po futen ato në manastire.