Komisioni Juridik-ligjvënës në Kuvend shqyrtoi dy propozim-Ligjet të cilët i referohen paraqitjes së vendbanimit dhe vendqëndrimit si dhe Ligjit për letërnjoftime.

Me ndryshimet e propozuara parashikohet lehtësimi i procedurave dhe evidentimi i personave të ashtuquajtur “fanton”.

Dyja zgjidhjet ligjore janë propozuar me procedurë të shkurtër. Ndryshimin dhe plotësimin e tyre e kërkoi aktivisti për liritë dhe të drejtat e njeriut, Suad Misini i cili duke mbajtur grevë me etje qëndroi tre ditë para Kuvendit.

Miratimi i ndryshimeve lehtëson procedurat jo vetëm për të paevidentuarit por edhe për qytetarët që ndryshojnë adresat dhe udhëhiqen në evidenca të vjetra.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume