I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja edhe ShBA-ja janë në të njëjtën linjë sa i përket Ballkanit Perëndimor.

Këto komente Lajçak i bëri pas takimit me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe emisarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Gjithmonë e dobishme e të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar ai në “X”.