Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e kësaj të shtune në juglindje të vendit. Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4.1 ballë e shkallës Rihter.
Tërmeti ka pasur epiqendrën 20 kilometra larg qytetit të Ersekës, vend ku dhe është ndjerë më tepër.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për dëme.