Manastiri i Deçanit ka rishpërndarë edhe një herë qëndrimin e sotëm të Dioqezës së Rashkës lidhur me ngjarjet në Manastirin e Banjskës në Zveçan të cilin grupi terrorist e ka shfrytëzuar për t’u pozicionuar në sulmet kundër Policisë së Kosovës.

Në këtë reagim thuhet se Dioqeza e Rashkës ka dënuar fuqishëm dhe në mënyrë eksplicite sulmin e armatosur nga “sulmues të paidentifikuar të armatosur rëndë”, ndaj Policisë së Kosovës.

Gjithashtu theksohet se Kisha “ka dënuar ndërhyrjen me forcë të personave të armatosur në manastirin e Banjkës” të cilët kanë rrezikuar jetën e klerit dhe 40 pelegrinëve që kanë qenë të pranishëm në liturgjinë e të dielës.
“Paqja dhe rendi duhet të ruhen në Kosovë dhe të gjithë qytetarët të mbrohen në mënyrë adekuate”, thuhet në reagim.