Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në lidhje me informatën e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi për “Gjendjen me sigurimin e teksteve shkollore në arsimin fillor për vitin shkollor 2023/24”, thekson se përgatitja e teksteve shkollore është proces i ndërlikuar i cili varet nga shumë faktorë, të pavarur nga ndikimi sistemik. Në pajtueshmëri me aktet ligjore dhe nënligjore, me kohë kanë filluar dhe janë realizuar aktivitetet në kompetencën tonë për përgatitjen e teksteve shkollore, të harmonizuar me programin mësimore të vlefshëm
Ministria nuk ka mekanizma ligjore për të ndikuar në raportimin e thirrjeve për ekipe të autorëve dhe thirrjeve për recensues për tekst të ri shkollor në një lëndë të caktuar. Ndërsa çdo thirrje e pasuksesshme sjell përsëritjen e saj, afate të reja dhe zgjatje të procedurës. Në ndërkohë, ndodh që të nevojiten korrigjime të domoozdoshme në tekstet shkollore të propozuara, gjë që sjell edhe zgjatjen e procesit. Pas shqyrtimit nga ana e recensentëve, deri në miratimin përfundimtar të tekstit shkollor duhet të kalojë filtrin prej 17 anëtarësh të Komisionit Nacional të Teksteve Shkollore .

Teksti shkollor, si një nga mjetet mësimore që përdoret për arritjen e qëllimeve të procesit edukativo-arsimor, duhet të mundësojë arritjen e standardeve kombëtare të dijes, të mësuarit me mirëkuptim dhe ngritjen e kreativitetit, inovacionit dhe të menduarit kritik te nxënësit.Gjithashtu theksojmë se në rrjedhë është reforma themelore në arsim, e cila kërkon të tejkalohen  disa mospërputhje.Theksojmë se është në proces  reforma themelore në arsim, e cila kërkon të tejkalohe disa mospërputhje. Që të mund të finalizojmë reformën, duke ngritur cilësinë e arsimit, presim që të gjithë aktorët e përfshirë  të ofrojnë mbështetje, sepse synimi ynë dhe besojmë të gjithë të tjerëve – prindërve, institucioneve, qytetarëve, është që nxënësit të marrin njohuri dhe aftësi që do ti bëjnë të barabartë me moshatarët e tyre nga vendet e zhvilluara.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume