Një ngjarje në kufijtë e çnjerëzores është raportuar sot në Mat. Dario Bruçi një burrë 48-vjeçar nga Burreli, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike deri në kufijtë e çnjerëzores, ndaj bashkëjetueses së tij.

33-vjeçarja e gjendur përballë dhunës së vazhdueshme nuk ka qenë në gjendje të mirë psikologjike. E detyruar të mos tregonte asgjë për dhunën mizore, ka përfunduar me probleme të shëndetit mendor.

Familjarë të saj e kanë trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik në Tiranë, pa e ditur që vajza ndodhej në këtë gjendje nga dhuna e burrit.
I shoqi madje pretendonte se ajo ndodhej në këtë gjendje sepse i kanë bërë magji. Ai mori një 37-vjeçar, Kujtim Popaj, nga Kosova në shtëpinë e tyre, për të shëruar gruan nga magjia e pretenduar.

Në videon e policisë, shihet që burri që pretendonte të shëronte magjinë, vetëm sa e lëndonte edhe më shumë 33-vjeçaren pasi e godiste me kaçavidë nëpër trup.

Në pranga bashkë me burrin ka rënë dhe 37-vjeçari nga Kosova, i cili u arrestua nga policia dhe do të hetohet për mashtrim.