Dëshmitari i parë pa masa mbrojtëse në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, Agim Idrizi, ka përfunduar dëshminë para trupit gjykues, duke thënë duhet t’i vije turp atyre që dje e kanë quajtur tradhtar i kombit.

Ai në përfundim të seancën ka gjuajtur dëgjueset, duke thënë se kërkon nga njerëzit në Kaçanik të tregojnë se kur ka qenë ai polic dhe cilin nga shqiptarët ka dërguar në burg në kohën e paraluftës.

“Tash dua t’i bëjë thirrje në Kaçanik që nëse dikush ka informacione për Agim Idrizin që kam dërgu shqiptarë në burg, le t’i shkruajnë diku, le të mi dërgojnë shënimet cilin shqiptar e kam dërgu në burg dhe kujt i kam lajmëruar ardhjen, këtu dua ta dijë dhe a kam qenë polic dhe a kam qenë rojtar i pyllit. Këtë duhet ta bëjnë publike ata në Kaçanik. Se dje menjëherë ma kishin shkruar tradhtar i kombit, marre duhet me iu ardhë, a di kujt i thonë tradhtar i kombit. Më kanë korit, ata ma kanë pru punën të vijë këtu. Dikush duhet ta paguaj jetën time se ma kanë shkatërruar. Falënderoj gjykatën që më kanë mundësu me ardhë këtu sepse unë vet kam kërkuar, jo gjykata”, tha ai.

Ai gjatë ditës ka akuzuar një person se si pjesëtar i UÇK-së, ka keqpërdorur detyrën duke e rrahur atë dhe familjen e tij. Idrizi ka pranuar se problemet në mes familjes së tij dhe një familje tjetër, ishin që para luftës.