Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur sot se ka zbuluar personin që kishte ngritur flamurin e “Shqipërisë Etnike” në tubimin e mbajtur në sheshin e Tetovës më 11 gusht, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas raportit të MPB-së, është zbuluar identiteti i personit që mbajti flamurin dhe bëhet fjalë për 21 vjeçarin me inicialet A.M, i cili ka shtetësi gjermane.

“Departamenti i Policisë Kriminale-Sektori për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshëm në bashkëpunim me SVR Tetovë zbardhën ngjarjen penalo-juridike të ndodhur më 11.08.2023 në sheshin në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ku u pa edhe flamuri i të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”, që me këtë është kryer shkelje ligjore sipas kodit penal. Pas marrjes së masave taktike operative u përcaktua identiteti i personit që ka kryer krimin A.M.(21), i cili është shtetas gjerman”, thekson MPB.

Më tej thuhet se në koordinim me Prokurorinë e Tetovës, ndaj personit të identifikuar sipas nenit 319 i Kodit Penal do të parashtrohet kallëzim penal në prokurorinë kompetente për veprime të mëtutjeshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume