Sot është një ditë e rëndësishme për ministritë tona dhe për bashkëpunimin tonë, sepse për herë të parë nënshkruam një Marrëveshje për bashkëpunim dypalësh në mbrojtje ndërmjet aleatëve Maqedonia e Veriut dhe Portugalia dhe me këtë treguam se NATO nënkupton edhe bashkëpunim më të fortë në mbrojtje, sepse kemi një qëllim të përbashkët, unik, tha ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në konferencën e sotme për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjes me ministren e Mbrojtjes së Portugalisë, María Helena Kareiras, e cila është në vizitën e saj të parë zyrtare në vend.

Petrovska shtoi se për të mirën e përbashkët dhe zhvillimin e dy forcave të armatosura do t’i përkushtohen bashkëpunimit dhe konsultimit intensiv në fushën e politikës së sigurisë, operacioneve paqësore, trajnimeve dhe edukimit të përbashkët, si dhe do të punojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor në kontekst të aktiviteteve të ushtrisë.

Ministrja e Mbrojtjes e Portugalisë, María Helena Kareiras, deklaroi se si partnere në Aleancë, ajo beson me vendosmëri se qëllimet e përbashkëta në siguri dhe mbrojtje mund të arrihen vetëm përmes forcimit të aleancave, një ide, siç theksoi, u riafirmua sot me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunimin në mbrojtje mes vendeve tona.

Kjo marrëveshje do të shërbejë si një gur themel për zhvillimin e marrëdhënieve tona. Do të doja të theksoja disa fusha të bashkëpunimit që synojmë t’i zhvillojmë, siç e përmendët ju, duke përfshirë konsultimet e rregullta politiko-strategjike, angazhimet paqeruajtëse, stërvitjet ushtarake, bashkëpunimin në fushën e politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes, sigurinë kibernetike, industritë e mbrojtjes, agjenda e grave, paqja dhe siguria, si disa nga fushat ku mund të punojmë në të ardhmen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume