Një i punësuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë sot fillimisht verbalisht ka sulmuar një infermiere dhe më pas ka sulmuar fizikisht drejtorin e Klinikës, Marjan Shokarovski, pas çka vetë është dorëzuar në stacion të policisë. Rastin e konfirmojnë edhe nga MPB.

“Më 18.09.2023, rreth orës 10:00, në SPB-Shkup nga Klinika e Kardiokirurgjisë është raportuar se S.J. (punonjës në klinikë) ka sulmuar verbalisht një infermiere, e më pas ka sulmuar fizikisht M.Sh. (drejtor i klinikës), pas së cilës është larguar nga klinika dhe është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Qendër”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume