Korridori 8 është një ndër projketet më të mëdha në Maqedoninë e Veriut. Kjo rrugë jo që lidh dy shtet si Maqedonia e Veriut me Shqipërinë por do të lidh edhe më shumë shqiptarët mes veti, përcjell TS.
Shqipëria vetëm se ka nisur me punimet e korridorit 8, ndërsa Maqedonia është në fazën e fundit ku në shtator pritet të nisin punimet e para në teren.
Zv.kryeministri i parë, Artan Grubi sot duke përuruar punimet e aksit Shkup-Tetovë theksoi se rruga është një ndërtim i korridorit 8, ku në shtator pritet të nisin edhe punimet zyrtare nga Bechtel Enka.
Sa i përket kufirit se ku do të jetë, Grubi u shpreh se kufiri i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk do të jetë më Qafë Thana, por do të jetë në Ladorisht e do të del në Prenjas në një fshat Quks në luginën Bushtricë dhe do të shkurtohet afër 20 kilometra. Kufiri do të jetë tunel afër 6 kilometra një marrëveshje e arritur mes dy vendeve./TS/