Rruga Tetovë – Kodra e Diellit do të asfaltohet për 15 ditë. Kështu sot u shpreh drejtori i Rrugëve të Shtetit, Ejup Rustemi. Ai bashkë me zv.kryeminsitrin e parë, Artan Grubin, ministrin e Transportit, Boçvarksin zv/ministrin Bekim Rexhepin inspektuan punimet e rrugës nga Teotvë në Kodrën e Diellit.
Drejtori Rustemi u shpreh se kjo rrugë lidh dy komuna tjera andaj edhe është rrugë regjionale.
“Kjo është pjesë e rrugës regjionale, e cila lidh komunën e Bogovinjës dhe komunën e Gostivarit. Kjo rrugë është e gjatë 600 metra me gjerësi diku 6 metre e diku 9 metra. (Ambien) Kjo rrugë do të ndërtohet me të gjitha standardet e parapara. Kjo rrugë shumë shpejt do të përfundojë sepse lidh dy komuna dhe Kodrën e Diellit” u shpreh Rustemi, përcjell TS.
Ai gjithashtu u shpreh se kjo rrugë do të përfundojë me një afat rekord brenda 10 ditëve do të jetë jetë e asflatuar me të gjitha standardet si me asfaltim ashtu edhe me sinjlazim horizontal dhe atë vertikal./TS/