Sot në emisionin “Click Plus” në TV21, i ftuar është përfaqësuesi special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saratsin, me të cilin biseduam për Bashkimin Evropian.

Sarazin tha se është për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe shtoi se muaji i ardhshëm do të shënohet në histori si fillimi i një fytyre të re të historisë evropiane.“Doja të vija të bisedojmë sërish këtu në Shkup. Kam qenë këtu para verës dhe jam këtu sërish për ndryshimet kushtetuese. Mendoj se muaji i ardhshëm do të hyjë në histori si fillimi i një kapitulli të ri në historinë evropiane, sepse do të fillojë një trend i ri zgjerimi. Siç e thashë edhe para verës, ndryshimet duhet të ndodhin, mos humbasim kohë më kot”, tha Sarazin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume